Orakulli parashikon lojën, kjo skuadër e fiton ndeshjen e parë të Botnorit

Tifozët e Rusisë duhet me qenë të lumtun para ndeshjes hapëse të Botnorit, që përfaqësuesja e vendit organizator ka me luejtë kundër Arabisë Saudite: Orakulli ka parashikue fitoren e vendasve.

Bahet fjalë për maçokun e bardhë Akil, e përzgjedhun për të parashikue rezultatet e ndeshjeve të Botnorit.

Kafsha ma katër kambë, që vjen nga një muze i qytetit Shën Pjetërburg, e vendosun para dilemës së ushqimit, ka preferue vazon e qelqit me flamurin e Rusisë.

Sigurisht që Rusia asht favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet me pasë asnji dyshim mbi suksesin e saj.

Nuk asht hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botnor, kafshët konsiderohen fatsjellëse.

Oktapodi Pol, që jetonte në nji akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u ba i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botnorin “Afrikë 2010”.

Që nga Kupa e Botës së para 8 viteve çdo event i randësishëm futbollistik ka parashikuesin e tij nga bota e kafshëve, raporton SuperSport.

 

Shperndaje në: