Era e hap sot Botnorin, përformon direkt nga Rusia (video)

Kangëtarja kosovare me famë botnore, Era Istrefi pritet me hapë sonte Kampionatin Botnor 2018 me nji performancë LIVE në Rusi.

‘Live it up’ titullohet kanga e cila asht realizue edhe me videoklip dhe sot ka me u performue nga Era së bashku me will Smith dhe Nicky Jam.

Ndeshja e parë ka me u luejt në mes të zotëve të shpisë (Rusisë) dhe Arabisë Saudite, ndërsa në total kanë me qenë 32 kombëtare.

 

Formacionet e mundshme Rusi – Arabi Saudite:

 

Rusia (4-5-1): Akinfeev; Mario Fernandes, Kutepov, Ignashevich, Zhirkov; Samedov, Gazinsky, Dzagoev, Zobnin, Golovin; Smolov.

Arabia Saudite (4-2-3-1): Al-Owais; Al-Shahrani, O.Hawsawi, M.Hawsawi, Al-Harbi; Al-Faraj, Otayf; Al-Dawsari, Al-Muwallad, Al-Jassim; Al-Sahlawi.

 

Shperndaje në: