Mënyrë e re për marrjen e vizës zvicrane nga 1 Shtatori

Tue ju referue njoftimit të fundit të faqes zyrtare të ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, prej muejit Shtator të këtij viti para dyerve të kësaj ambasade nuk ka me pasë ma radhë të gjata të qytetarëve që aplikojnë për viza Schengen.

Të gjithë të interesuarit të cilët aplikojnë për vizë online (schengen), në shtetet: Zvicër, Liechtenstein, Austri, Francë dhe në shtetet e Benelux’it, prej muejit Shtator të këtij viti dokumentet e tyne kanë me i dorëzue në agjensionin “TLS contact” i cili kryen këtë shërbim tash e sa vjet edhe për Britaninë e Madhe.

Ndërkaq, shërbimet për vizë pune (kangëtar dhe valltarë), vizë zyrtare, vizë për vizita mjekësore, martesa, bashkim familjar dhe adoptime, kanë me u kry siç kanë qenë ma parë në ambasadën e Zvicrës.

 

Shperndaje në: