Ky asht urimi i Thaçit për Fitër Bajramin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ju ka urue besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Thaçi përmes nji postimi në Facebook ka thanë se qytetarët pa dallime etnike dhe fetare po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

Postimi i plotë:

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, një muaji me përplot përkushtim, adhurim, devotshmëri dhe fisnikërim shpirtëror, vjen edhe festa e Fitër Bajramit.

Besimtarëve myslimanë ua uroj këtë festë, duke ju dëshiruar sa më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe mirëqenie në familjet e tyre.

Qytetarët tanë, pa dallime etnike dhe fetare, çdoherë e më shumë po i forcojnë dhe kultivojnë vlerat e përbashkëta në shërbim të paqes.

 

Shperndaje në: