Policia po plaket, s’ka pare për pensione të parakohshme (video)

Policia e Kosovës, po shkon drejt plakjes.

Aktualisht mosha mesatare e zyrtarëve të saj është 45 vjet, ndërkohë që ata shërbejnë deri në moshën 65 vjeçare.

Ndërsa ka kohë që diskutohet nji ligj për pensionimin e tyne.

Ky dokument ka qenë edhe në agjendën e qeverisë së kalueme e asht edhe në të tanishmen.

Simbas sindikatës së policisë, draftimi i këtij ligji tashma asht ba

“Faktikisht është gjetur zgjidhja e mirë, që policia të ketë një pension me 60% të pagës bruto, në momentin që të pensionohet kur arrihet edhe mosha që ka qenë e përshtatshme që është 55 vjet”, ka thanë Valbona Kamberi – Kryetare e Sindikatës së Policisë.

Shperndaje në: