Kujdes! Qe çka ndodh me trupin dhe trunin kur konsumoni shumë sheqer (video)


Teprimi me sheqerin ka ma shumë efekte negative sesa thjesht shtimi në peshë, thojnë ekspertët. Sheqeri asht iniciuesi i shumë smundjeve që mund t’ju prekin me kalimin e moshës.

Nëse përfshihet shumë sheqer në ditën ushqimore, ai absorbohet nga zorra e trashë dhe shkon nëpërmjet qarkullimit të gjakut drejt dhe në mëlçi.

Mëlçia asht organi i vetëm që mundet me e metabolizue këtë fruktozë molekulare. Fruktoza pengon funksionin e mëlçisë për ta metabolizue atë, dhe nuk ka mundësi tjetër veçse tepricën e sheqerit ta konvertojë në dhjamosje të mëlçisë.

Profesori i Endokrinologjisë te Universiteti San Francisko, Robert Lustig, thotë se kanë të dhana që tregojnë se kur fillon të dhjamoset mëlçia, fillon me u shfaqë rezistenca ndaj insulinës, e cila bahet shkak për zhvillimin e smundjeve të zemrës, mëlçisë së dhjamosun dhe fenomenin e quejtun sindroma metabolike.

Sindroma metabolike karakterizohet nga dhjami përreth belit, yndyra përreth organeve të mbrendshme dhe humbja e masës muskulore. Ajo përfshin probleme të tilla shëndetësore si diabeti i tipit 2, hipertensioni, nivelet e nalta të triglicerideve, smundjet kardiovaskulare, kanceri ose demenca.

Nji nga këto smundje të sindromës metabolike mundet me u shfaqë te rreth 40% e njerëzve me peshë normale të trupit. Ndërsa, rreth 80% e njerëzve mbipeshë munden me u prekë nga këto smundje.

Shperndaje në: