S’i hani pjeshkat? Kini me ndrrue mendje mbasi ta lexoni këtë shkrim!

Pjeshka asht nji nga frutat që përmban shumë vlera ushqyese dhe që i ban mirë shnetes tonë. Po ashtu, asht nji frut që mundemi me ja përdorë gjethet, lulet, frutat dhe farat.

Në fakt, të gjithë pjesët e saj kanë nji shije të hidhub, tue qenë se përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm në pregaditjen e kurave. Por, duheni me dijtë që pjeshka përmban 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, krypa minerale, landë aromatike, etj. Gjithashtu, lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji.

Kështu që ekspertët e shnetës këshillojnë ta përdorni sa ma shumë këtë frut, në mënyrë të tillë që të shmangni shumë probleme shëndetësore dhe të mbani në nivel konstant sheqerin, vitaminat dhe acidet.

Shperndaje në: