Dukesha Meghan Markle kishte daljen e saj të parë publike me Mbretëreshën Elizabeth II.
Nuk asht ma nji sekret që Meghan nuk i di të gjitha rregullat etike të familjes mbretnore, por e mira asht që ajo po i mëson.
Ndërsa të dyja po ktheheshin nga ngjarja për me u në kerr, Meghan ndaloi dhe pyeti nji punëtorë të stafit nëse ajo duhej të futej e para, apo jo.
Ajo i shkoi pranë Mbretneshës tue e pyet: “Dëshiron të futesh e para?” dhe u duk sikur mbretnesha i tha asaj “vazhdo ti e para”.
Nji eksperte e etikës në Britani, shkroi në Twitter se asht preference e Mbretneshës të ulet mbas shoferit, dhe se kjo nuk ishte pjesë e protokollit të rregullave mbretnore.