Arifi e ‘zbulon’ kërkesën qesharake të serbëve për hapjen e urës!


Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka deklarue se punimet në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë kanë përfundue dhe nuk ka asnji arsye mos me u hap, por tash asht vetëm çashtje e vendimit politik.

Ai ka thanë se serbët kanë nji kërkesë qesharake lidhun me hapjen e urës.

“Të gjitha punimet janë kryer nuk ka asnjë arsye për mos me u lëshuar ura, mundet lirisht me u lëshuar, është çështje e vendimit politik. Ata [serbët] e kanë një kërkesë që lidhet me Suhadollin, meqenëse është në hartë të KQZ-së, që ai realitet i KQZ-së të transferohet edhe në realitet praktik komunal. Një çështje, përveç që është e paarritshme, është edhe e qesharake… Është vendim politik, në momentin që merret vendimi politik, atëherë është çështje e orëve, ndoshta edhe e ditëve kur mundet me u hap ura”, tha ai.

Arifi ka shtue se kurdo që ka me rinis dialogu me Serbinë, kjo asht tema që do të diskutohet.

“Kurdo që do të diskutohet kjo është ndër temat që do të diskutohet menjëherë“, tha ai.

Përndryshe, sot katër vjet ma parë asht heq barrikada mbi urën në Mitrovicë.

Pastaj asht vendos nji park dhe nji muri, të cilët janë heq ma vonë.

Derisa me fondet e BE’s, nisën punimet e renovimit, të cilat kanë përfundue./kp

 

Shperndaje në: