Serbia fiton me Kosta Rikën, ky ishte golli i lojës (foto-video)


Nji perlë e Alesandro Kolarov nga goditja e dënimit i ka dhanë 3-pikë mjaft të randësishme kombëtares së Serbisë në takimin e parë të Grupit E përballë Kosta Rikës.

Goli i vetëm i takimit u shënue në minutën e 56’të.

Ballkanasit fituen nji goditje dënimi shumë pranë zonës së skuadrës së Kosta Rikës, goditje që e mori përsipër me ekzekutue ylli i Romës.

Mbrojtësi 33 vjeçar l’shoi nji të majtë të fortë drejt Keylor Navas, që vetëm sa e pa topin tue e tund rrjetën.

Me këtë fitore Serbia ngjitet në vendin e parë në Grupin E me 3-pikë, në pritje të ndeshjes së mbramjes, Brazil-Zvicër.

 

Shperndaje në: