Ky asht kujtimi qe ban Thaçi për Ukshin Hotin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtue sot veprimtarin Ukshin Hoti në përvjetorin e tij të lindjes.

“Sot është 75 vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, veprimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Me guximin politik dhe intelektual, Ukshin Hoti frymëzoi shumë breza për të ngritur zërin e protestës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndonëse nuk dihet fati i tij dhe i mijëra të pagjeturve të tjerë, filozofia politike e Ukshin Hotit është pjesë e historisë moderne të shtetit tonë. Ne s’do të ndalemi asnjëherë së kërkuari bijat dhe bijtë tanë, derisa të dihet fati i tyre dhe të vendoset drejtësia për ta”, ka shkrue Thaçi.

Më 16 Maj 1999, atëherë kur lufta kishte marrë përmasa të mëdha, Ukshin Hoti arrinë me përfundue dënimin e tij politik në burgun e Dubravës.

Por dhe pse u lirue ai asnjiherë nuk u kthye në shtëpi.

Ndërsa më 19 maj 1999, burgu ishte rrethue me tenk’a dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, bombardohet nga NATO.

Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serb radhisin në oborr 800 të burgosun shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët mshefen nëpër qeli të burgut.

Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquem politik në Kosovë.

 

Shperndaje në: