Arrestohet nji sirian në Aeroportin e Prishtinës

Nji sirian asht arrestue mbramë në orën 22:30 në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.

Rasti asht raportue nga Policia në raportin e 24 orëve të fundit.

Simbas këtij raporti i dyshuemi i ka prezentue zyrtarit policor nji pasaportë të fallsifikueme.

Zyrtarë nga policia e as nga aeroporti nuk janë përgjigj për me dhanë informata rreth arrestimit të sirianit.

Simbas raportit të Policisë i dyshuemi asht dërgue në mbajtje me urdhën të Prokurorit.

 

Shperndaje në: