Fotografi e rrallë, Ali Ahmeti me Hilmi Haradinajn në kohë lufte (foto)


Nji fotografi e rrallë asht publikue së fundi në Facebook.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njani ndër themeluesit e UÇK’s, Ali Ahmeti ka ngushëllue familjen Haradinaj dhe gjithë të afërmit për vdekjen e Hilmi Haradinajt, babes se Kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Tue përkujtue atë asht publikue edhe nji fotografi e rrallë e Ahmetit bashkë me Haradinajn përgjatë kohës së luftës, tue mbajt armë në dorë.

 

Postimi i plotë:

 

Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinaj nga kjo jetë,

U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale.

Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut.

Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje.

Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Bac.

 

 

Shperndaje në: