Kosova gati për sfidat që vijnë mbas largimit të EULEX

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) edhe zyrtarisht e ka përfundue mandatin e vet më 14 Qershor.

E tue fol për këtë, shefja e këtij misioni, Alexandra Papadopoulou, ka thanë se për 10 vjet aq sa ishte EULEX’i në Kosovë, gjyqësori në vend ka shënue përmisime të dukshme, përcjell lajmi.net.

“Suksesi më i madh është se ne tani po largohemi. Ne nuk do të bënim këtë nëse sistemi i gjyqësorit në Kosovë do ishte ashtu siç ka qenë para 10 viteve, ne erdhëm këtu që t’i ndihmojmë autoritetet e Kosovës në ndërtimin e themeleve të sistemit juridik. Ne i ndihmuam ata në këtë fushë, mirëpo edhe ata kanë shënuar një progres shumë të madh. Tani është koha që ata të jenë plotësisht të përgjegjshëm dhe të arrijnë të mbajnë atë që është arritur në këto 10 vite,“, tha Papadopoulou.

 

Shperndaje në: