Zvicra e shqiptarëve ndal Brazilin e Neymar (video)

Brazili nuk e ka nis në mënyrën e duhun kampionatin Botnor tue mos shkue ma shumë se barazimi 1-1 në sfidën e Grupit E përballë Zvicrës.

Nji barazim i drejtë për mënyrën se si të dyja ekipet luejtën ku rastet për shënim ishin të shumta per te dyja ekipet.

Brazilanët e drejtuem nga Tite ishin ma dominues në qarkullimin e topit, por Zvicra ishte e vendosun mjaft mirë në fushën e lojës, tue mbulue në mënyrë të saktë yjet e Brazilit.

Gollen e parë të takimit e shënoi talenti që luen me ekipin e Barcelonës, Kutinjo, në minutën 20, me anë të nji goditje spektakolare nga distanca, që nuk i dha asnji shans portierit Somer me reague, për me mbyll pjesën e parë me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë, Zvicra e nis me goll, ku Zuber në minutën 50 barazoi gjithçka, tue përfitue nga nji gabim i mbrojtjes së Brazilit dhe me krye godet saktë dhe mposht porterin Alisson.

Minutat në vijim dhuruen plot raste të mira për shënim, ku tentativat e “Seleçaos” për me gjetë gollen e fitores ishin të mëdha, por që e kishin të pamundun fal edhe mbrojtjes së mirë të Zvicrës, dhe keshtu e ndane nga nji pikë.

Golla e parë e shënueme nga Kutinjo

Golla e dytë e shënueme nga Zuber

Shperndaje në: