Liberalizimi mundet me ndodhë mbrenda muejve të parë të 2019’tës

europavizat

Juristi dhe ligjëruesi në Universitetin e Prishtinës, Vigan Qorrolli ka thanë se Kosova ende ka sfida serioze që kanë të bajnë me korrupcionin, krimin e organizuem, modelin e paqëndrueshëm ekonomik, çashtjen e hapun politike të dialogut me Serbinë në Bruksel dhe bashkëpunimin e pamjaftueshëm rajonal.

Qorrolli në nji intervistë për gazetën Epoka e re, tha se dialogut Kosovë-Serbi i duhet nji doktrinë e re kombëtare.

Ai tha se dialogu ka shpresë nëse ristrukturohet sepse procesi aktual ka humb çdo kuptim.

Tue fol për liberalizimin e vizave, Qorrolli ka pohue se liberalizimi mundet me ndodhë mbrenda muejve të parë të 2019.

“Të gjitha parashikimet çojnë nga viti 2019”, ka thanë Qorrolli.

Shperndaje në: