25 të ndaluem dhe 7 policë të lënduem nga protestat në Shkup


5 të ndaluem dhe 7 policë të lënduem asht bilanci i protestave para Kuvendit të Maqedonisë.

Simbas MPB’s, ndërhymjes së policisë i ka parapri hedhja e landëve shpërthyese nga protestuesit mbas çka forcat e rendit kanë përdor edhe gaz lotsjellës.

Policia njofton se asht tue identifikue edhe personat e tjerë që sulmuen zyrtarët policorë.

Rruga para Kuvendit asht zhbllokue ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.

Protestat e mbramshme para Kuvendit të Maqedonisë kundër marrëveshjes për emnin kanë eskalue në dhunë me policinë, mbasi nji grup i protestuesve kishin fillue me gjuejt gurë dhe gjësende tjera ndaj policisë, në përpjekje që me thye kordonin dhe me u futë në Kuvend, raporton Alsat-M.

 

Shperndaje në: