Tërmeti tronditi Japoninë, 3 të vdekun, mbi 200 të plagosun (video)

Ma s’paku 3 njerëz janë konfirmue të vdekun mbas nji tërmeti me magnitudë  6.1 në veri të Osaka në Japoninë perëndimore.

Nji burrë 80-vjeçar dhe një vajzë 9-vjeçe janë mes viktimave, të cilët vdiqën mbasi u zunë nga rrënojat e shtëpive.

Të paktën 217 persona kanë mbet të plagosun, raportojnë mëdiat.

Rreth 170.000 familje mbeten pa energji në Osaka, si dhe prefekturën fqinje Hyogo.

Tërmeti ra në orët e para të mëngjesit të së Hanës.

Disa shërbiem herkurodhore u ndaluen dhe si masë paraprake fluturimet u vonuen gjithashtu në aeroportin e Osakas.

Shperndaje në: