Bani thirrje për grusht-shtet, arrestohet deputeti grek

Deputeti grek i Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis u arrestue tre ditë mbasi prokuroria greke urdhnoi ndjekje penale për të me akuzën për tradhti të naltë ndaj atdheut, raporton TCH.

Deputeti neonazist ka ba thirrje në Parlament të Premten për grusht-shtet, tue kërkue që ushtria me arrestue Presidentin e Republikës së Greqisë dhe Kryeministrin grek.

Thirrja e tij asht ba gjatë nji fjalimi me klithma urrejtje në Kuvend në ditën e dytë të diskutimeve për mocionin e mosbesimit që ka dorëzue kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis, ndaj qeverisë Tsipras në lidhje me marrëveshjen që ajo ka arritë me Shkupin për emnin e Maqedonisë.

Barabarusis i ka pshtue nji kontrolli të policisë greke që kishte urdhën-arrest për të, tue u largue me shpejtësi mbramjen e së Shtunës.

Sot ai asht arrestue në lagjen Pendeli, mbas nji operacioni të antiterrorit grek dhe bashkë me të asht shoqnue në polici edhe nji person që e strehonte.

 

Shperndaje në: