Gjesti prekës i Ronaldos me djaloshin po ban xhiron e botës!

Nji tifoz i vogël i Cristiano Ronaldos shpërtheu në lot mbasi mendoi se kishte humb mundësinë e jetës së tij për me takue yllin e futbollit.

Por në minutën e fundit gjithçka ka ndryshue për të.

Sulmuesi i Portugalisë ishte mbrenda në autobus për me u largue kur e pa djaloshin.

Ai arriti me ju shmang punëtorëve te sigurisë dhe doli jashtë për me takue.

Fituesi 5 herë i Topit të Artë u shfaq në derë dhe përqafoi tifozin e vogël që mbante veshun fanellën me numrin e idhullit të tij, 7.

Ronaldo më pas fshiu lotët dhe faqet e tij dhe u fotografuen bashkë.

I qetë dhe pa nxitim për me u kthy në autobus, futbollisti i bani nji autograf në fanellën e Portugalisë me numrin 7 tue ba të lumtun djaloshin.

 

Shperndaje në: