Qe sa pare kërkon Dacic me u takue me Trump

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka thanë se me pare kishte me mujt me krijue marrëdhanie të mira me SHBA, tue arritë ta takojë presidentin Donald Trump.

Këto takime ministri serb synon t’i shfrytëzoj për të luftue rreth interesave të Serbisë karrshi Kosovës.

“Gjysë milioni dollarë do t’i hapte dyert e Shtëpisë së Bardhë dhe rastin që në takimin me kryetarin e SHBA, Serbia të luftojë për interesat e veta kur asht fjala për Kosovën”, ka thanë Dacic.

Ai ka shtue se realitetin rreth Kosovës e njeh Amerika dhe kjo nuk ndryshohet, mirëpo simbas tij, ata duhet të krijojnë marrëdhanie të mira me administratën e re amerikane.

Shperndaje në: