Lubonja për gazetën e njoftun austriake: Shqipnia, narko-shtet

Analisti Fatos Lubonja ka publikue nji opinion te gazeta e njoftun austriake, Der Standard, në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipninë.

Lubonja shkruen se në kushtet ku asht Shqipnia, hapja e negociatave nuk do ishte diçka e mirë për vendin.

Simbas tij, Shqipnia asht nji narko shtet.

“Shqipëria, nën udhëheqjen e elitës politike dhe ekonomike, nuk ka bërë asgjë këto 25 vite, vetëm hapa të ngadalshëm në drejtimin e duhur. Madje mund të thuhet e kundërta. Si rezultat, Shqipëria nuk është bërë një shtet kushtetues evropian, por një shtet i dështuar, i qeverisur nga krimi i organizuar dhe oligarkët, prandaj etiketohet si narko-shtet”.

Ai sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama në shkrimin e tij.

“Opozita frikësohet vazhdimisht dhe çdo zë kritik ndaj qeverisë dhe Brukselit shihet si një pengesë ndaj aspiratave shqiptare për anëtarësim, madje kritikuesit etiketohen si anti-shqiptarë dhe armiq”.

“Mjafton të shihet se si kryeministri Edi Rama u përgjigjet akuzave të opozitës për kanabizimin e vendit dhe pasojat tragjike, duke iu referuar ‘ndërkombëtarëve’. “Nëse janë të vërteta akuzat, përse nuk flasin ambasadorët e SHBA dhe BE”. Hapja e negociatave për anëtarësim do të lejojë Ramën që të mohojë dhe shmangë çdo kritikë. Si pasojë akoma më e keqe, ai do kishte një dorë edhe më të lirë për të shfrytëzuar shtetin e drejtuar prej tij për interesat personale dhe të oligarkëve dhe krimit të organizuar, me pasoja të pariparueshme për ekonominë, demokracinë dhe lirinë”.

Si shembull se hapja e negociatave nuk asht gjithmonë në të mirë të nji shteti, Lubonja sjell rastin e Turqisë.

Gazeta austriake shkruen se Lubonja asht shkrimtari dhe intelektuali ma i rëndësishëm në Shqipni.

“Sipas meje, për realitetin shqiptar dhe evropian, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nevojë për ultimatume përpara se të jetë tepër vonë dhe jo për inkurajim dhe legjitimitet në një situatë të pasigurtë”.

Shperndaje në: