Kjo asht e jashtëzakonshme, 99.6 për qind e islandezëve e ndjeken ndeshjen ndaj Argjentinës

Islanda padyshim se asht zbulimi dhe befasia ma e madhe e futbollit në vitet e fundit.

Kombëtarja e Islandës mbas nji kampanje tejet të suksesshme në Kampionatin Europian në Francë në vitin 2016, ka fillue me mahnit edhe në Botnorin e Rusisë.

Në ndeshjen hapëse në Botnor, Islanda ka arritë me marrë nji pikë kundër Argjentinës së Lionel Messit, që cilësohet edhe favorite për me fitue Kupën e Botës.

Ndeshjen mes Argjentinës dhe Islandës, në vendin e këtyne të fundit e kanë ndjek pothuejse të gjithë banorët.

Nëpërmjet nji postimit në rrjetin social Twitter, Federata e Futbollit të Islandës, ka njoftue se 99.6 për qind e njerëzve që ishin tue shikue televizionin gjatë kohës kur Islanda po luente, ishin tue e ndjek ndeshjen.

Kujtojmë se Islanda ka 337 mijë banorë.

 

Shperndaje në: