Kleriku serb publikon dëshmi se, Manastiri i Deçanit ishte i shqiptarëve (foto)


Kleriku ortodoks serb Sava Janjic, përmes disa fotografive të postueme në rrjetin social Facebook, po dëshmon se Manastiri i Deçanit ka qenë i shqiptarëve.

Disa foto të realizuene shumë kohë ma parë po e dëshmojnë nji gja të tillë, kjo mbasi fotot e realizueme gjatë vitit 1904 shihen besimtarë shqiptarë në Manastirin e Deçanit.

Fotografitë tregojnë besimtarët shqiptarë ortodoksë me plisa dhe me tirqi.

Përndryshe, Manastiri i Deçanit, edhe simbas historianëve të tjerë jo vetëm shqiptarë, nuk konsiderohet pasuni e trashëgimisë serbe, por pasuni e trashëgimisë ortodokse. Kush ma mirë se fotografitë e maposhtme e dëshmon këtë?

Sava Janjici, siç ka thanë vet, fotografitë i ka marrë nga vizita e Edit Durhamit.

Shperndaje në: