Britania ka me vazhdue mbështetjen për Kosovën

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritë sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin diskutuen për të arritunat gjatë këtij gjashtëmujori të parë në fushën e financave publike.

Me këtë rast, Ministri Hamza njoftoi diplomantin britanik për progresin dhe të arritunat në Ministrinë e Financave, trendin pozitiv të të hyrave dhe nivelin e shpenzimeve buxhetore, buxhetin e shtetit gjatë këtij gjashtëmujori, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi.

Ndërsa, ambasadori O’Connell, shpreh gadishmëninë e shtetit britanik për vazhdimin e mbështetjes dhe bashkëpunimin me Kosovën në realizimin e planeve strategjike në fushën e financave.

Shperndaje në: