Presidenti Thaçi i përgjigjet Vetëvendosjes për anëtarët e KQZ’s

Departamenti për Çëashtje Juridike i Presidencës në nji letër dërgue shefit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcës, e njofton se Thaçi, ka vendosë me emnue grupin e parë të anëtarëve të KQZ dhe me datë 21 Qershor në orën 10:00 do të bahet betimi i grupit të parë të anëtarëve të këtij institucioni.

Në letrën e dërgueme, të sigureme nga KosovaPress thuhet se simbas propozimit të grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala radhitet e para, nga dy të nominuemit nga ky grup parlamentar, prandaj e kanë ftue të japë betimin.

“Ndërsa, lidhur me emërimin e grupit të dytë të anëtarëve të KQZ-së, do të pritet interpretim i nënti 139 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Gjykata Kushtetuese, pasi që, Presidenti i republikës së Kosovës për të shmangur çdo dilemë se nga cilat grupe parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së, ka kërkuar interpretimin e këtij neni nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në letrën e dërgueme Vetëvendosjes.

Për hapat e mëtejmë, në letër u është thënë se do të njoftohen me kohë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nji ditë ma parë ka reague lidhun me moskonfirmimin e nominimeve nga ana e Presidentit Hashim Thaçi të dy anëtarëve të KQZ të nominuem nga kjo parti.

Shperndaje në: