A asht rrëmbye gazetarja e RTSH? Qe çka thotë Policia

policekosovo

Policia e Kosovës ka demantue raportimet e disa mediave se dje në Prishtinë asht kidnapue nji gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH).

Zadhanësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thanë për lajmi.net se raportime të tilla nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazueme në faktin se kerri i gazetarës në fjalë ka qenë afër nji çike tjetër e cila dyshohet se asht rrëmbye.

“S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, janë ardhë e kanë marrë, ama ajo lidhet vetëm pse ka qenë një veturë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë”, bani të ditun Ahmeti

Shperndaje në: