Shqipni, deputeti tenton që me forcë me largue kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj, nga seanca (video)

Asht tensionue situata në Komisionin e Medias në Shqipni, aty ku po zhvillohet seanca ndigjimore lidhun me prishjen e Teatrit Kombëtar. Deputeti demokrat Flamur Noka asht çue nga karrigia dhe ka tentue me nxjerrë me forcë kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj.

Menjiherë janë çue nga karriget deputetet Klevis Balliu, Ervin Saliani, Enkelejd Alibeja, ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj si dhe deputeti Luçiano Boçi.

Që në nisje, seanca ndigjimore ka pasë akuza dhe debate mes Kryetares së Komisionit Albana Vokshi si dhe kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.

Shperndaje në: