SBASHK i çon 425 mësues në det

Sindikata e Bashkueme e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka dërgue 425 punëtorë të arsimit në pushime.

Këtë ka ba të ditun SBASHK në nji njoftim, ku thuhet se në pushime janë dërgue nji numër i konsideruem i anëtarëve të SBASHK për angazhimet në shërbim të anëtarësisë dhe në shej respekti për punën e përkushtueme të këtyne punëtorëve.

Financimi për pushimin e punëtoreve të arsimit asht mundësue nga mjetet e akumulueme në fondin për pushim e rekreacion të SBASHK.

Shperndaje në: