Republika e Kosovës akrediton ambasador në këtë shtet


Në ceremonialin e dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori i Republikës së Kosovës në Senegal, i shoqnuem nga drejtori Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Lulzim Mjeku, dorëzoi letrat kredenciale, si ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Guinea – Bisous, me rezidencë në Dakar (Senegal).

Me këtë rast, ambasadori Gashi i përcolli mesazhet nga kryetari i shtetit, Hashim Thaçi për homologun e tij Jose Mario Vaz me dëshirat për zhvillimin e bashkëpunimit në fushë të marrëdhanieve bilaterale dhe multilaterale.

Ambasadori Gashi u nderue para takimit me presidentin Jose Mario Vaz, me nji parakalim para Gardës së Nderit të shtetit të Guinesë dhe me nderimin që iu ba flamurit të Kosovës të ngritun në Pallatin Presidencial.

Shperndaje në: