Piskama dhe pamje nga momenti i kidnapimit të nji femne në Prishtinë (video)

Sot gjatë ditës u raportue për kidnapimin e nji gazetare nga Shqipnia, mirëpo Policia bani të diturln se bahet fjalë për nji rast tjetër.

Metro ka sigurue pamje nga ky kidnapim që ndodhi para dy netësh afër komunës së re të Prishtinës në Dragodan.

Dëshmitarët thanë se çika para se të kidnapohej kishte dalë nga kerri i saj.

Ajo ishte përcjellë nga disa persona, të cilët ishin tue e pritë në parkingun ku edhe u krye kidnapimi.

Ndërkohë, çika u lirue nga kidnapuesit. Policia ka ba të ditun se e kishte gjetë çikën, e cila tash raportohet se asht e sigurt.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka arrestue dy persona mbasi të njajtit e kanë futë me forcë këtë femën në kerr.

Shperndaje në: