Del raporti, serbët ma të armatostë se kosovarët (foto)


Serbia dhe Mali i Zi kryesojnë shtetet në rajon për posedimin e armëve nga civilët.

Simbas statistikave të fundit të bame nga nji organizatë me seli në Gjenevë, që merret me armët e vogla, këto dy shtete kanë nga 39.1 armë për 100 banorë.

Bosna ka 31.2 armë për 100 banorë, kurse Maqedonia 29.8. Kosova renditet mbas vendeve fqinje, me 23.8 armë për 100 banorë.

Ma mirë se Kosova asht Shqipnia, e cila asht e fundit prej shteteve fqinje, me 12.03 armë zjarri për 100 banorë, shkruen REL.

Simbas organizatës “Small Arms Survey”, numri i posedimit të armëve të vogla nga ana e qytetarëve në botë asht në rritje.

Vlerësohet se janë ma shumë se 1 miliard armë zjarri në botë, e që asht nji rritje prej 17% gjatë 10 vjetëve të fundit.

 

 

Shperndaje në: