Sezoni i dasmave ka fillue, këto janë shumat e çmenduna që kërkojnë kangëtarët shqiptarë!

Sezoni i verës, për rrjedhojë edhe i dasmave, asht ma i preferuemi, sidomos për kangëtarët.

Jo se gjatë dimnit të ardhunat e tyne bien, por në verë me të vërtetë arrijnë majat.

Ardhja e emigrantëve të shumtë, netët e gjata të dëfrimeve gjatë verës e dasmat, i bjnë ata të pasun në nji kohë shumë të shkurtë.

Të ardhurat që përfitojnë vetëm mbrenda nji nate janë vërtetë ‘të çmenduna’.

Çmimi i tyne varion nga 2000 euro deri në 7000.

Ata që kanë qenë në dasma apo evente të gjata e dinë mirë se asnjani prej kangëtarëve nuk knon pa pushim, gjatë gjithë natës mirëpo shifra e pareve që kërkon asht fikse.

Mesatarja e kuotës së nji dasme për kangëtarët ‘të mirë’ asht rreth 5 mijë euro por ka edhe nga ata që guxojnë deri me 10 mijë euro. /Living

 

Shperndaje në: