Thaçi pret ambasadorët e Quint’it, merr mbështetjen për dialogun


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka prit ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delawie të SHBA’ve, ambasadorin O’Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zavendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE’s, Natalyia Apostolova.

Presidenti Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranue ftesën e Përfaqësueses së Naltë të BE’s, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të Diellën më 24 Qershor.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuen përkrahjen e tyne për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhanieve në mes dy shteteve.

“Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh Presidenti Thaçi, tue theksue nevojën e nji përfshimje sa ma të gjanë të partive politike, shoqnisë civile dhe mediave.

 

Shperndaje në: