Senegali ban surprizën, mposht Poloninë e Lewandowskit


Senegali ka marrë nji fitore befasuese dhe shumë të randësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të Kupës së Botës.

Në këtë mënyrë afrikanët hedhin nji hap shumë të randësishëm për me u kualifikue në fazën me eliminim direkt.

Ishte Cionek i cili shënoi autogoll tue kalue Senegalin në avantazh ndërsa Niang në të 60’ përfitoi nga nji gafë e portierit për me dyfishue shifrat në 2-0.

Polakët u zgjuen shumë vonë mbasi në minutën e 86’ ngushtuen diferencën me Krychowiak.

Në minutat e fundit Polonia tentoi por pa rezultat mbasi nuk arriti me barazue rezultatin.

Vlen me theksue që Lewandowski ishte inekzistent në fushën e lojës.

 

Shperndaje në: