Maliqi: Marrëveshja finale me Serbinë ka 2 vjet qe asht në letër


Publicisti Shkëlzen Maliqi ka thanë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ka kohë që asht konstrukt i konsoliduem dhe i vnuen në letër, e cila mundet me ndryshue vetëm në nuanca.

Në Klan Kosova, ai ka deklarue se në dy vitet e fundit ajo asht diskutue dhe se Serbia po mundohet që në çastet e fundit me ndryshue diçka në mënyrë që, siç thonë politikanët serbë, me pas me çka me dalë para popullit serb.

“Te ne është krijuar përshtypja se nuk është arritur asgjë me dialog dhe se nuk ka pasur rezultate. Unë mendoj se është e kundërta. Pse po flitet tash për fundin e dialogut? Sepse kemi marrëveshje teknike të cilat po realizohen”.

“Marrëveshja përfundimtare është e gatshme tashmë dhe mund të ndryshohet ndonjë nuancë. Ajo tash e dy vjet është nëpër duar. Natyrisht se ka gjëra që ende duhet të ndryshohen. Serbia ende po mundohet që në momentet e fundit të nxjerrë diçka”.

“Jemi shumë afër zgjidhjes. Serbia e ka një tjetër problem: pro-rusët. Ata po mundohen ta prishin krejt procesin, në të gjitha nivelet. Duan ta prishin çdo mollë të dialogut dhe të marrëveshjeve që janë arritur”.

 

Shperndaje në: