Kamishi: Turp për Prishtinën mos me pasë përmendoren e Adem Jasharit!

Të turpshme e ka quejt mungesën e nji përmendoreje të Komandantit Legjendar Adem Jasharit në kryeqytetin e Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ai ka deklarue se asht turp për kryeqytetin që edhe 19 vjet pas luftës Prishtina nuk e ka nji përmendore të komandantit legjendar Adem Jashari.

“Jemi duke bërë investime në rregullimin e një sheshi, e i cili do të duhej të ishte Sheshi “Adem Jashari” dhe ajo përmendorja e kohës së komunizmit do të duhej të zëvendësohej me përmendoren e heroit kombëtar Adem Jashari. Është turp, ama bash turp për kryeqytetin e Republikës së Kosovës 19 vjet pas lufte mos me e pas një përmendore të Adem Jasharit këtu”, ka thanë ai.

 

Shperndaje në: