Mediat serbe: Në dialog përfshihen edhe SHBA, Rusia e Gjermania


Përderisa po pritet vazhdimi i dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbrapa skenave letrat po përzihen përsëri mbrenda Bashkimit Evropian, shkruejnë mediat serbe.

Simbas Blic, Gjermania ka sugjerue që në vend të shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dialogu me u ndërmjetësue nga nji përfaqësues special i BE’s.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nga rrethi i parë, në Marsin e 2011, ndërmjetësohet nga Brukseli.

Në muejt e fundit, asht thanë se ai mundet me vazhdue në nji format të ri, në të cilin Amerika ka me u përfshi si këshilluese, që kishte me i shkue për shtati Kosovës, por edhe Rusia, që asht ide e Serbisë.

Nji burim i gazetës serbe Blic ka thanë se disa vende po kërkojnë me përfshi nji përfaqësues special.

Gjermania, simbas këtij burimi, dëshiron me marrë rolin e përfaqësuesit special në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që kishte me u caktue nga Ministrja e jashtme e BE’s, Mogherini.

Arsyeja për këtë, shkruen Blic, asht se Mogherini merret ma shumë punë në të njajtën kohë, dhe nuk ka kohë për t’ju kushtue vëmendjen e plotë dialogut, dhe për me zgjedhë problemet që do të shfaqen gjatë negociatave.

Prandaj, nji përfaqësues special mendohet se kishte me krye punë ma shumë.

 

Shperndaje në: