Marrëveshja Kosovë-Serbi ka me qenë komplekse!

Diplomati i njoftun, Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Lisen Bashkurti ka ftue lidershipin e Kosovës me u pregaditë për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re, ai ka thanë se asht e nevojshme që ky proces parapërgaditor me qenë serioz, legjitim, i përgjegjshëm, transparent dhe gjithëpërfshimës.

Ai ka theksue se në tanësi bisedimet Kosovë -Serbi deri tash kanë krijue ma shumë zhgënjime se sa shpresa afrimi, pajtimi dhe bashkëpunimi.

Bashkurti ka thanë se procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi ka ngel në status quo.

“Ose, më saktë, ka ngel në nji rreth të mbyllun pa rrugëdalje”, ka thanë ai.

Diplomati Bashkurti ka thanë se lidershipi i këtyne dy shteteve nuk po kanë energji të mjaftueshme për me dalë vetë nga ky rreth i mbyllun.

Ai ka kërkue ma tepër energji nxitëse nga BE dhe ma shumë mbështetje nga SHBA.

 

Shperndaje në: