Mediat e hueja: Çikat me prejardhje shqiptare, të preferuemet e “Popit” (foto)

Me prejardhje asht shqiptare por karrierën e saj muzikore dhe famën e mori jashtë vendit.

Dhe krejt vonë u kuptue që Eleni Foureira ka prejardhje shqiptare, shkruen lajmi.net

E sot kur mediat e hueja shkruejnë për të e rënditin pranë listës së kangëtareve të tjera shqiptare si: Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha.

”Pra shumë nga vajzat e preferuara të popit këto ditë, janë me origjinë shqiptare” shkruen në revistën pjesën e të cilës Eleni e ka publikue me krenari në Instagram.

Kangëtarja Foureira që fitoi vendin e dyte në garën e Eurovision, asht radhit në mesin e kangëtareve me origjinë shqiptare, që po bajnë bujë nëpër botë.

Shperndaje në: