Ky asht parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë ka me mbajtë mot i ngrohtë, me intervale ma të gjata me diell.

Temperaturat minimale kanë me u sill nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalja nga 24C deri në 27C.

Ndërkaq, në fundjavë pritet nji depërtim i nji fronti të ftoftë nga veriu i kontinentit, që ka me zbritë temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Ka me fry erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-9m/s.

Shtypja atmosferike, gradualisht ka me u rritë mbi vlera normale.

 

Shperndaje në: