Austria kërcënon me bllokim të marrëveshjes Maqedoni-Greqi

Marrëveshja historike mes Maqedonisë dhe Greqisë për emnin mundet mos me hy asnjiherë në fuqi për shkak të Austrisë.

Mediat ndërkombëtare shkruejnë që Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka kërcënue se ka me bllokue çdo miratim të kësaj marrëveshje në institucionet europiane nëse BE nuk ndërpren negociatat për integrim me Turqinë.

Nji diplomat i BE’s i ka thanë mediave ndërkombëtare që Austria ka kërcënue me bllokim të konkluzioneve në Këshill që lidhen me marrëveshjen për emnin e ri të Maqedonisë.

Në anën tjetër, Austria asht e interesueme mos me lejue integrimin e Turqisë në BE, kryesisht për shkak të politikave të migracionit.

Në Bashkimin Europian aktualisht po debatohet shumë rreth çashtjeve të migracionit dhe refugjatëve.

Në krizë pikërisht për këtë çashtje asht edhe pushteti i Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila po përballet me kundërshtime edhe nga partia e saj për migrantët.

Maqedonia dhe Greqia nënshkruen marrëveshjen historike që e emnon Maqedoninë ‘Maqedonia e Veriut’, emën që duhet me u miratue nga populli përmes referendumit.

 

Shperndaje në: