Kanada legalizon marihuanën

Parlamenti i Kanada’s ka miratue ligjin që legalizon marijuanën në të gjithë vendin.

Akti Kanabis kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e Martë.

Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mundet me u kultivye, shpërndahet dhe shitet.

Kanadezët kanë me mujt me ble dhe konsumojnë kanabis ligjërisht tue nisë që nga mueji Shtator.

Mbas Uruguajit në vitin 2013, Kanada bahet vendi i dytë në botë që legalizon kanabisin.

Zotnimi i kanabisit u konsiderue krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marijuanës.

Shperndaje në: