Qe çka paralajmëron Thaçi në bisedimet me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Kosova nuk ka pse me ju tutë bisedimeve me Serbinë. Por, Thaçi paralajmëron bisedime të randa e të vështira.

“Do të përfundonte një epokë tragjike mbi një shekullore në raportet mes dy shteteve dhe popujve tonë. Kosova nuk ka çka ti frikësohet dialogut dhe as epilogut të tij. Si shoqëri dhe politikë e Kosovës kemi patur guximin, dijen, organizimin e duhur, pajtimin mes nesh sin ë Konferencën e Rambujesë, procesin e Vjenës që përmes negociatave dhe luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës ta mundësojmë krijimin e shtetit të Kosovës”, ka thanë Thaçi në konferencë me gazetarë.

Mirëpo, mbasi tha se nuk ka Kosova arsye me ju tutë bisedimeve, Thaçi paralajmëroi bisedime të randa e të vështira me Serbinë.

“E di që na presin bisedime të rënda, të vështira sepse tani synojmë të përmbyllet ky proces me marrëveshje me Serbinë. Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë është e domosdoshme që të bëhemi shtet i OKB’së, përshpejtimi i Kosovës në BE dhe në NATO”, ka thanë ai./Rrokum.TV

Shperndaje në: