Çashtja e kufinit Kosovë-Serbi, në tavolinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji konferencë për media ka folë për takimin e së Dielles me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic në Bruksel.

Thaçi në këtë konferencë ka folë edhe për ridizajnimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çështja e kufirit Kosovë- Serbi do të jetë në tavolinë”, deklaroi presidenti.

Vazhdimi i kësaj situate asht në dam të dy vendeve për të ardhmen europiane, tha ai, prandaj deklaroi se asht jetike për Kosovën të lëvizë me hapa të shpejt dhe të sigurt.

“Nuk jemi të interesuar për konflikt të ri me Serbinë, por për paqe sepse dëmet do të ishin të jashtëzakonshme. Ne duhet ta konsolidojmë shtetin, ky proces duhet të mbyllet mirë, sepse askush nuk do të jetë në gjendje ta cenojë territorin e Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Kosova dhe Serbia, kufi shtetnorë nuk kanë pasë kurrë, thotë presidenti, i cili vuni në dukje se “do të kemi opinionin e eksperteve për këtë çështje”.

“Do të insistojë që të jenë përfaqësuesit e NATO-s të involvuar në këtë proces. Vështirë e kemi me u marr vesh për çështje kufitare me Serbinë, por shpresojmë që ky proces të përfundojë mirë. Veriu është e metë e Beogradit, por Kosova duhet të punojë me përfaqësuesit ndërkombëtar”, vlerësoi presidenti Thaçi.

Shperndaje në: