Vjen nji lajm i madh për Shqipninë

Raportuesi për Shqipninë, Knut Fleckenstein, ban të ditun se edhe Gjermania asht e bindun që tashma negociatat me Shqipninë duhen me u hapë, edhe pse vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian mundet me përmbajtë kushte.

Këtë deklaratë, Fleckenstein e ka ba në nji intervistë për AbcNews.

Simbas Fleckenstein, e randësishme, asht që edhe nëse ka kushte, vendimi të mos të kthehet sërish nê Këshillin e Ministrave mbas raportimit të matejshëm të Komisionit Europian.\

Intervista e tij për Abc:

“Mesazhi kryesor është që parakushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE janë përmbushur. Kjo nuk do të thotë që puna ka mbaruar.

Ne e dimë që ka probleme. Po, ka probleme me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Edhe reforma në drejtësi është në zbatim e sipër, por nuk është zbatuar gjithçka. Pra, ka kaq shumë punë përpara.

Duhet të përqëndrohemi te çështja e pronës, tek rritja ekonomike, punësimi dhe shumë kritere të tjera. Së pari, për qeverinë e Tiranës, por edhe për ne për të mbështetur dhe për të promovuar këtë punë, nëse ajo shkon në drejtimin e duhur.

Por parakushtet për hapjen e negociatave janë përmbushur dhe ky është qëndrimi i pothuajse të gjitha grupimeve politike në Parlamentin Europian dhe Komisionit Europian”, është shprehur Knut Fleckenstein

Shperndaje në: