Serbia i nis sërish aeroplanët ushtarakë në drejtim të Preshevës

Aeroplanë ushtarakë serbë munden me u pa sërish tue fluturue mbi havajën e Preshevës, afër kufinit me Kosovën.

Krejt kjo në bazë të nji njoftimi të lëshuem nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku bahet e ditun se në kuadër të nji trajnimi, forcat ajrore serbe do të fluturojnë nga qyteti i Nishit e deri në jug të Serbisë.

Kjo manovër ushtarake, ashtu siç asht njoftue nga Ministria serbe e Mbrojtjes do të zgjasë nga 20 deri me 22 Qershor.

Shperndaje në: