Presdienti Thaçi ia dorëzon flamurin Ekipit Olimpik për lojnat mesdhetare në Spanjë

Presidenti Thaçi theksoi se flamuri i Kosovës ka me value në hapje dhe në mbyllje të kësaj garë në Spanjë.

Presidenti Thaçi, ju ka urue gara të suksesshme sportistëve kosovarë në Spanjë, tue ju dëshirue atyne suksesin e njajtë si të Majlinda Kelmendit, e cila u shpall kampione olimpike në Brazil.

Thaçi deklaroi se Kosova për herë të parë përfaqësohet në Lojnat Mesdhetare, dhe me nji numër prej 40 sportistëve, numër i cili simbas tij po rritet vazhdimisht.

Thaçi theksoi se flamuri i Kosovës ka me value në hapje dhe në mbyllje të kësaj gare në Spanjë.

“Për herë të parë do të përfaqësojnë Kosovën ne Lojërat Mesdhetare. Për here të pare po përfaqësohemi nga 40 sportistë dhe 13 trajnerë. Numri i sportistëve po rritet çdo here dhe po shihet nga pjesëmarrja në këtë sallë, ë cila nuk po i zë të gjithë”.

“Tash kemi arritur në 40 sportistë. Flamuri i Kosovës do të valojë në hapjen dhe mbyllje të lojërave. Të gjithë sportistëve u uroj sukseset më të mira, fitore në garat tuaja, të ecni mbarë si Majlinda në Rio De Janiero”.

Shperndaje në: