PSD: Qe kush duhet me udhëheq dialogun me Serbinë

Kryetari i PSD, Shpend Ahmeti, ka thanë se partia që ai drejton propozon që dialogu me Serbinë në Bruksel të udhëheqet nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa duhet themelue edhe nji komision parlamentar për mbikqyrjen e këtij procesi të cilit duhet t’i raportojë ekipi negociator.

Ai këto komente i bani në tryezën e partive politike ku asht diskutue rreth dialogut me Serbinë dhe fuqizimi i republikës parlamentare.

“Duke marrë parasysh që dialogu po merr një agjendë të madhe të politikës, ne kemi propozuar që dialogun ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës, themelimi i një komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut, ku ekipi negociator do t’i raportojë. Nëse mandatohet nga Kuvendi, ky i fundit mund ta shkarkojë këdo. Nuk e dimë se pse po shkohet në dialog. Nuk ka dakordim të subjekteve politike me këtë tekst”, tha ai.

Ahmeti, i cili asht kryesues i kësaj tryeze me partitë politike shqiptare, ka ba të ditun se PDK dhe Nisma kërkojnë koncensus mbi procesin e dialogut, por që nuk kanë dakordim me disa pika.

“Në Kushtetutë nuk parashihet dialog me Serbinë për njohje të dyanshme. Ne jemi republikë parlamentare. Mendojmë se në Kushtetutë është e qartë se Kuvendi duhet ta udhëheqë këtë dialog. Nuk po kërkojmë që të ketë ekip i unitetit, por po kërkojmë që të jemi së paku mbikëqyrës aktiv. Ne po kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të jetë bartës, nuk mund të ketë bartës të negociatave pa u caktuar roli i Kuvendit. Qeveria e Kosovës sot është një qeveri minoritare, nuk e ka shumicën e thjeshtë”, tha ai.

Simbas tij, nëse Kuvendi i Kosovës vendos që presidenti Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun, atëherë nuk ka me pasë mbështetjen e PSD’s.

Shperndaje në: