Moderatorja nuk i mban lotët, derisa raporton për fëmitë refugjatë (video)

Rachel Maddow, spikere e “MSNBC”, ka shpërthye në lot ndërkohë që raportonte lajmin e trishtë se administrata e Presidentit Donald Trump po strehon foshnje dhe fëmi emigrantë të ndamë me forcë nga prindët, në kafaze me dysheme prej betoni në Texas.

Gazetarja po lexonte raportin nga “Associated Press” mbramjen e së Martës kur emocionet e mundën përpara kamerave.

Imazhet e botueme këtë javë të fëmive dhe të rinve në objektet e strehimit të SHBA’ve kanë nxitë zemërim kudo në botë.

Shperndaje në: